Ish-bashkëshorti i Naya Rivera bën postimin prekës: Nuk mund ta besoj se kjo është jeta tani
Aktorja e njohur, Naya Riviera, u gjet e vdekur në liqenin Piru të Kalifornisë disa ditë më parë, pasi u mbyt teksa kishte dalë shëtitje me djalin e saj 4-vjeçar. Ngjarja i shkaktoi shumë dhimbje kolegëve, fansave por edhe familjarëve të saj. Edhe ish-bashkëshorti i aktores, Ryan Dorsey ka kaluar ditë shumë të vështira.
Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram ai u shpreh se zemra e tij vazhdon të jetë e thyer dhe ende nuk e beson dot që Naya nuk është mes tyre.
Në postimin e tij, Dorsey tha se ata kishin qenë të tre së bashku një ditë para se ajo të humbiste.
“Kjo është aq e padrejtë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur boshllëkun e mbetur në zemrat e të gjithëve. Unë nuk mund të besoj se kjo është jeta tani. Unë nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Ne ishim duke bërë not me Josey një ditë më përpara. Jeta nuk është e drejtë. Unë jam falenderues për kohën dhe rrugëtimin tonë së bashku, si dhe për djalin e ëmbël që dëshiruam gjithmonë. Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që s’ta vura veshin, sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!”, shkruan ish bashkëshorti i aktores.