Ish-bashkëshorti i Albërie Hadërgjonaj sërish nën pranga, denoncohet nga i vëllai
Ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonaj është arrestuar sërish. Këtë herë, denoncuesi ka qenë vëllai i tij, i cili e ka kallëzuar Mentor Hadërgjonaj për dhunë në familje.
“Top Channel” informon se 52-vjeçari është ndaluar pas 7 ditës i shpallur në kërkim. Shkak për konfliktin është bërë një objekt në Tiranë, që është në pronësi të familjes. “Vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit”, ka dëshmuar denoncuesi, Adem Hadërgjonaj.
52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën. Nga ana tjetër, Mentor Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë në konflikt me ligjin. Ai posedonte nga Kosova në vitet 2000 të gjithë tregun e kokainës në Europë.
Pasi u dënua me 7 vite burg për përfshirjen në afera kriminale, më 2007 këngëtarja Albërije Hadërgjonaj u divorcua nga Mentori. /News31.al