Ish bashkëpuntori i Anna Wintour së shpejti një libër ku do të tregoj detaje mbi mardhënien e tyre
André Leon Talley, në nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë të Anna Wintour në Vogue, do të publikojë së fundmi një libër me kujtime, ku duket se një pjesë e rëndësishme do t’i kushtohet marrëdhënies me Wintour, që ka marrë të tatëpjetën prej kohësh.
Daily Mail siguroi një kopje të librit të ardhshëm, “The Chiffon Trenches”, i cili do të botohet në shtator. 70-vjeçari tregon detaje të miqësisë me kryeredaktoren e Vogue.
‘Pyes veten, a ndihet e mjerë?: Ish-shoku flet për prishjen e
Në libër, André thotë se ka “plagë të rënda emocionale dhe psikologjike” pas punës me Wintour për dekada. Ai shkruan se Anna nuk ka lidhje me mirësinë dhe “është imune ndaj kujtdo tjetër, përveçse njerëzve të fuqishëm dhe të famshëm që publikohen në faqet e Vogue”.
André, me profesion gazetar, gjithashtu i njohur në fushën e modës, i cili shpeshherë është kujdesur për daljet e Wintour në publik, nisi të punojë për Vogue në 1983.
André shpjegon për kohën kur marrëdhënia e tyre nisi të krisej. Në vitin 2016, ai filloi një seri podcast-esh për Vogue ku bisedonte me njerëz të famshëm. Puna e tij rezultoi e suksesshme, por megjithatë u pagua vetëm 500 dollarë për episod. Podcast-i papritmas u mbyll pa shpjegime.
Në fillim të 2018-s, André po përgatitej për intervistat e zakonshme në tapetin e kuq të Met Gala, por askush nuk e njoftoi.
“Pas dekadash besnikërie dhe miqësie, Anna duhet të kishte pasur guximin dhe mirësinë që të më telefononte ose dërgonte një e-mail duke thënë: ‘André, mendoj se kemi patur një rrugëtim të mrekullueshëm, por ne do të provojmë diçka të re’. Unë do ta kisha pranuar këtë. E kuptoj; asnjë nuk zgjat përgjithmonë. Një gjest mirësie. Jo, ajo e ka të pamundur. Pyes veten, kur shkon në mbrëmje në shtëpi, a ndihet e mjerë? A ndihet e vetmuar?”.
Veprimin e saj ai e quan një “vendim të ftohtë biznesi”. “Papritmas unë isha shumë i vjetër, isha mbipeshë dhe aspak cool.”
Në një tjetër pjesë të librit, André thotë se “Anna zgjedh të shoqërohet vetëm me njerëz të shtresës së lartë, si Serena Williams, George dhe Amal Clooney apo Roger Federer.”