Ish-banorja e “Big Brother” në prag të martesës, zbulon detajet nga ceremonia në Norvegji

Ish banorja e ‘Big Brother 9” Gerta Shino, pas daljes nga shtëpia e famshme është zhvendosur në Norvegji, aty ku bashkëjeton me partnerin e saj, Florentin. Nëpërmjet postimeve që bëjnë herë pas here në rrjetet sociale dyshja shfaqen mjaft të dashuruar dhe me sa duket kanë vendosur të çojnë marrëdhënien në një stad tjetër.

Gerta-Shino-3

Ditën e djeshme Gerta ishte e ftuar në emisionin e pasdites, “Ftesë në 5” ku ndau me publikun planet për jetën profesionale dhe tregoi me detaje historinë e saj të dashurisë. Gjatë bisedës ajo mori një surprizë nga partneri, i cili nëpërmjet një videomesazhi i kërkonte Gertës të kthehej në shtëpi, pasi duhet të martoheshin. Pas kësaj moderatorja, Bieta Sulo, e pyeti nëse ky është një propozim për martesë dhe ish-banorja zbuloi se prej kohësh ata e kanë marrë një vendim të tillë.

Gerta-Shino-1

“Propozimin unë e kam marrë më herët dhe e di që do të martohem. E kemi vendosur që në korrik dhe celebrimi do të zhvillohet tani në muajin shkurt”, u shpreh ajo, sipas Who. Më tej Gerta shtoi se dasma do të zhvillohet më vonë, pasi ajo të ketë zgjidhur të gjitha çështjet e dokumentacionit.

https://www.instagram.com/p/BtMBJEXnhGW/