Ish-banorja e “Big Brother” bëhet për spital, çfarë ndodhi papritur

Ish-banorja e “Big Brother” Xhensila Pere ka përfunduar në spital. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku tregon gjendjen e saj, duke marrë serum në një pavion spitali ndërsa shkruan: “Ai momenti kur Zoti të lajmëron që nuk je robot”, duke treguar kështu që puna intensive, apo dhe kequshqyerja mund t’i kenë shkaktuar mbilodhje. Kohët e fundit Xhensila Pere është shfaqur me një trup ekstremisht të hollë, shkruan Express. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi Xhensila ka ndarë disa postime të reja ku tregon se ditën e re e ka nisur sërish aktive dhe me mjaft pozitivitet.