Ish-banori i “Big Brother” shërohet nga koronavirusi: “Do të dhuroj plazmën për të ndihmuar ata në gjendje te rëndë”
Në fund të muajit mars, banori i edicionit të katërt të “Big Brother”, Petrit Bylykbashi, njoftoi se kishte rezultuar poziv me Covid-19. Sot ai njofton me anë të një statusi në “Facebook” se për herë të dytë rradhazi ka dalë negatv në testet që ka bërë, gjë që do të thotë se është shëruar totalisht nga sëmundja.
Ai tregon se tashmë do të qëndrojë dhe 14 ditë të tjera i izoluar sipas këshillave të mjekëve, ndërkohë që njofton se sapo t´i kthehet normalitetit do t´i bashkohet vullnetarëve në qendrat e karantinës në Prishtinë, madje thotë se do të dhurojë plazmën e gjakut për ata që janë në gjendje të rëndë nga koronavirusi.
Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total.
Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i veteizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines.
Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojn me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo.
Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per ti ndihmu ata qe jan ne gjendje te rende.
Me e mira e gjithe kesaj eshte se nga une nuk eshte infektuar askush, as edhe nje i vetem.
Sipas gjitha gjasave une beje pejse ne grupin e vogel te njerzve qe nuk jan bartes te virusit.
Ata te pandalshmit, mantillbardhet, jan heronjte e mi, po bejne pune maratonike, po rrezikojne jetet e tyre per te na shpetu neve, e heqi kapelen per ta.
Nuk po i ceki me emera asnje nga ata qe me ndihmuan ne keto dite (jo edhe aq te lehta) per mu, e di qe me keni ndihmu me zemer dhe jo per te jau postu emrin ne murin timin, pa ju nuk ja kisha dal dot, do jau di pernder gjithe jeten. <3
Faleminderit te gjithe juve qe u interesuat per mu e qe nuk me lat me u merzit e me u ndje i vetem per as edhe nje sekond.
Faleminderit
Ju dua. <3“