Ish-banori i ‘Big Brother’ baba për herë të parë: Vinim baste nga 500 euro për gjininë e bebit…

Ish-banori i ‘Big Brother’, Elsamed Senaj ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin e pasdites ‘Ftesë në 5’, ku ka treguar se si e përjetoi lajmin se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

Gjatë intervistës ai ka pohuar se mes miqsh nisën bastet me shuma si 500 euro nëse fëmija i parë do të ishte djalë, ndërsa shtoi se muajt e parë të shtatzënisë për partneren e tij kanë qenë mjaft të vështirë nga ana shëndetësore.

Klaudja ka pohuar se dëshiron një emër të shkurtër dhe të qartë për vajzën, megjithatë nuk ka nguruar të tregojë se nuk i pëlqejnë dhe aq shumë emrat shqiptarë.

Gjatë intervistës, Elsamedi i ka pohuar të dashurës së zemrës së tij se tashmë dashurinë për të do e ndajë me dikë tjetër, pasi shumë shpejt pritet të vijë në jetë fëmija i tyre i parë.

Në një intervistë të mëparshme me Bietën, Elsamedi dhe Klaudja e mohuan lajmin e shtatzënisë, megjithatë pasditen e sotme pohuan se ishte shumë herët për ta konfirmuar pritjen e ëmbël në ato momente./revistawho.com