Ish-banori i “Big Brother Albania” bëhet baba për herë të parë
Elsamed Senaj, ish-banori i “Big Brother” është bërë baba për herë të parë dhe lajmin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. Partnerja e tij, Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë. Çifti menjëherë kanë publikuar foto të vogëlushes duke i treguar edhe portretin.
Elsamedi shprehet shumë falenderues për këtë bekim nga Zoti dhe zbulon se i ka vendosur vajzës emrin Ulfa, një emër ky shumë i veçantë.
“Sapo Zoti na bekojë me vajzen tonë, ULFA. Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh, faleminderit jeta ime Klaudia për këtë dhuratë kaq të bekuar. Si baba i ri sapo kam marr ndjenjën më të bukur në jetën time, bekimin më të madh. Dhe sytë e mi shikojnë tjetër botë”, ka shkruar Elsamedi.