Ish-banori i “BBV” shfaqet në karrocë dhe me krahun e thyer!
Këngëtari Gjon Karrica i njohur si Lugati ka shqetësuar fansat, teksa ka publikuar një foto ku shihet me krahun e thyer në karrocë, pa dhënë detaje të tjera.
Sipas informacioneve, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 1” mësohet se ka kaluar një episod të humbjes së vetëdijes(të fikët), gjë që i ka shkaktuar lëndime trupore.
Fatmirësisht, ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Zvicër.