Isaac Carew reagon pas ndarjes nga Dua Lipa: Zemra ime është thyer!

Lajmi se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipaështë ndarë nga ish-modeli dhe shefi i kuzhinës Isaac Craew, mori dhenë ditën e sotme. Sipas burimeve, ato nuk po gjejnë kohë të mjaftueshme për të kaluar bashkë dhe lidhja po u merr shumë kohë dhe energji.

Dua-2

Isaac i ka bërë menjëherë ‘unfolloë’ Duas pas ndarjes e madje ka treguar se po ndihet i dëshpëruar dhe me zemër të thyer me anë të një postimi. Ai në një foto që ka postuar në Instastory shkruan: “Një prezantim vizual se si po ndihem brenda”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një figurë ku shihet një zemër e thyer. Sipas mediave Dua Lipa ndahet përsëri nga partneri i saj 18 muaj pasi ata u pajtuan.