IRONIA E MEDIAVE GREKE/ Babis, beqari i Greqisë më 2037. Specialiteti? Dërgon vajzat në “parajsë”

Media greke “Zougla” i ka dedikuar një shkrim “fiksimit” të televizioneve për të portetizuar pilotin Babis Anagnostopoulos si një djalë të pashëm.

Duke shkuar 16 vite para në të ardhmen, me ironi shkruhet se ai do të nxirret nga burgu për t’i bërë “Beqari” më i famshëm i Greqisë. Me një specialitet; si pilot që është di t’i dërgojë femrat në parajsë.

Misogjinia e Televizionit Modern Grek

Viti 2037. Krimineli i neveritshëm Babis Anagnostopoulos, i cili në vitin 2021 kishte vrarë gruan e tij del nga burgu. Ishte koha për ta liruar atë nga vuajtja e një dënimi minimal prej 16 vjetësh kur duhet që të vuante burg përjetë. Ulja e dënimit u bë, pak nga problemet psikologjike që ai pretendon të ketë duke qëndruar pas hekurave, e gjithashtu nga sjellja e mirë gjatë kohës kur ka kaluar në burg.

Situata jashtë burgut Korydallos është e mjerueshme, pasi qindra qytetarë janë mbledhur dhe protestojnë për lirimin e tij të parakohshëm. Qytetarët që refuzojnë të harrojnë! Të gjithë këta njerëz të ndjeshëm janë të zemëruar dhe zemërimi i tyre arrin kulmin kur përballen me vrasësin teksa kalon me arrogancë dhe del i lirë në rrugë. Forcat e policisë që e arrestuan dikur, tani ata e mbrojnë atë nga linçimi që i bën turma. Papritur shfaqet një drejtues i mirënjohur i një stacioni telefiziv.

Dhe i thotë: Babis, kam ardhur të të nxjerr nga këtu. Mos kini frikë, unë jam me ty. Vrasësi i habitur bindet; diçka i thotë se duhet t’i besojë këtij njeriu të panjohur. Ata shpejt hipin në një makinë luksoze dhe më pas hyjnë në zyrën e madhe të drejtorit; atje, vrasësi i 20-vjeçares Caroline dëgjon propozimin e paimagjinueshëm për bashkëpunim ..: Ne duam që ju të jeni “Bachelor” i ardhshëm.

Të dy palët japin duart (e përgjakura) njëri-tjetrit, ndërkohë që lëshohet deklarata: Babis Anagnostopoulos është “Bachelor-i” i vitit 2037. Gratë vdesin për hir të tij, ndërkohë që sharmi i tij vret. Si pilot, ai di të dërgojë femrat në Parajsë.

“Ky mashkull i parezistueshëm do t’i çojë gratë në Botën Tjetër.”

Tani, shoqëria është bërë edhe më e ashpër dhe më çnjerëzore dhe i është dorëzuar “numrave”. Dhe siç e dini, vrasësit sjellin gjithmonë shumë “numra”.

*”The Bachelor” është një spektakël, i cili synon gjetjen e dashurisë së vërtetë. Një beqar takon një grup vajzash dhe grash, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të marrë unazën nga i shumëlakmuari.