Irma Libohova nuk do të shpenzonte kurrë 500€ për një veshje për një arsye të thjeshtë

Stili plot ngjyra i këngëtares së njohur, Irma Libohova ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar për pamjen e saj.

Së fundmi në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’ me Orinda Hutën, Irma ka treguar se nuk do shpenzonte kurrë 500€ për një veshje edhe pse i ka mundësitë.

Libohova ka treguar se për aq kohë sa ekzistojnë stilistë të ndryshëm, apo atelie të cilat mund t’i përshtasin shumë veshje, nuk ka pse të kryejë një blerje aq të madhe kur veshjet janë të ndryshme dhe të shumta.

“Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra. Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes”, ka pohuar Libohova gjatë intervistës.

revistawho.com