
Irkenci thotë se i ka dhënë mbathjet Don Phenomit, i kthehet Zajmina: Pse gënjen, shiko sa je ti, sa është ai
Irkenc Hyka i ftuar në “Zemër Luana” mori pjesë në një lojë ku duhet të zbulonte sekretet e personazheve të ndryshëm dhe ndër ta ishte reperi Don Phenom. Këngëtari nuk u rezervua aspak dhe tregoi që Don Phenom i ka dhënë të brëndshmet pasi i kishte të grisura; koment ky që solli të qeshura në publik. Por komenti i Zaiminës ishte epik.
Duke refuzuar që t’i jepen pikët e lojës Irkencit, Zaimina i tha: ”Pse gënjen, shiko sa je ti, sa është ai! Nuk keni të njëjta përmasa, mos gënje!”. Ky koment epik u shoqërua me të qeshura pafund në sallë.