Irkenc Hyka zbulon gjininë e bebit nr. 1!

Këngëtari i njohur Irkenc Hyka ka qenë i ftuar këtë të diel të “Zemër Luana”, ku përpos lojërave, këngëve, nuk munguan as pyetjet rreth jetës së tij private, për të cilën publiku është shumë kureshtar, pasi ai gjithmonë ka qen shumë i rezervuar për jetën e tij private.

Gjatë një sfide ka qenë këngëtarja Zaimina Vajsari që e ka pyetur në lidhje me gjininë e bebit që ai dhe partnerja e tij presin që të vijë në jetë së shpejti, duke zbuluar se do të bekohen me një djalë.Lajmin e bukur ai e ndau rreth dy muaj më parë me anë të një përmes një postimi në rrjete sociale. Artisti ndau një fotografi me partneren e tij, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur. “Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit më shumë se ju të dy”, shkroi ai asokohe.

Kujtojmë që këngëtari Irkenc Hyka dhe vajza që i ka vjedhur zemrën Abi Fregjaj prej disa vitesh janë duke shijuar një histori të bukur dashurie, dhe prej kohësh ata i kanë dhënë fund beqarisë pasi ajo është parë me një unazë në gisht.

Bordo