Iris Luarasi: Jetojmë si në 1920, po bëjmë fëmijët gati për emigracion
Në ditët e sotme po hasim njerëz apo punonjës të profesioneve të ndryshme të cilët dinë të lexojnë, por sërish janë analfabetë.
“Analfabetizmi funksional ka lidhje me atë që ti mendon se i di të gjitha, se di të lexosh dhe të shkruash, por nuk di të analizosh atë që shkruan dhe nuk kupton atë që je duke lexuar”, shprehet Iris Luarasi, Pedagoge.
Që nga 1978 përdoret termi analfabetizëm funksional në Europë.
“E gjen në shkolla, edhe në kronikat tuaja që tregoni për mësues që bëhen qesharakë, që jep histori dhe nuk njeh figura apo data historike, që jep gjuhë, por nuk di drejtshkrim. Fakti që shumë shqiptarë me lekë apo pa lekë, hyjnë në kredi për t’i shkolluar fëmijët jashtë, flet vetë për këtë fakt. Në jetojmë si shqiptarët e 1920-ës, i përgatisim fëmijët tanë për emigracion”, shton më tej.
Pedagoge prej 25 vjetësh ne departamentin e gazetarisë, Luarasi tregon arsyet e analfabetizmit funksional.