Iriqi te “Flutura në kabinën time” sot biznesmen në Afrikë: “Çim Xhepa sipër saurelit bënte zullume, babutat në film janë të tij”
Për shumëkënd ndoshta emri i tij vjen si i largët, por nëse do ju kujtoja personazhin e Iriqit te ekranizimi “Flutura në Kabinën time”, me siguri që do të kujtoheshit menjëherë për djalin e vogël me flokët e ngritura si gjembaç, që çdo ditë bënte rrugën me Saurelin e Tomës. E pra ai djalë i vogël sot është bërë burrë dhe gjembat mbi kokë i janë zbathur, siç ai humor do të na përshkruajë në këtë intervistë të tijën të parë, 28 vite pas filmit. Ku ekskluzivisht për Opinion.al nga Afrika e Jugut, aty ku jeton dhe punon prej 20 vitesh, na sjell momentet më pikante të xhirimit të filmit me aktor Ndriçim Xhepën Si e mësoi Çim Xhepa Saurelin në film? Zullumet e Çimit deri sa mësoi Saurelin dhe kostoja që shpenzoi Kinostudio për të paguar Parkun e Laçit për Saurelat e dëmtuar? Këto dhe të tjera detaje nga xhirimet në filmin “Flutura në Kabinën time” i ka rrëfyer në një intervistë të realizuar nga Opinion.al me aktorin Bledar Xhani. Një nga detajet më interesante që ka rrëfyer gjatë xhirimeve kishte lidhje me Saurelin e Tomës…”Çimi ndërkohë mësonte t’i jepte saurelit. Madje si kalama që isha mësova edhe unë frenat, marshet, freksionin. Madje edhe kafen dhe fërnetin. Po a e mësoi Çimi, Saurrelin? “Po e mësoi, por pasi bëri ca zullume dhe i kushtoi Kinostudios dhe Parkut të Laçit një sasi të konsiderueshme monetare…Madje mund t’ju tregoj që skenat brenda kabinës janë bërë në studio në ambientet e Kinostudios. Çimi për shembull kishte një zakon që i shtonte vetë batutat dhe skenat nga skenari”, tregon aktori. Në lidhje me bashkëpunimin e tyre pas këtij filmi ai tregon: “Mbaj mend kur do dilte premiera e filmit vjen Çimi dhe më thërret poshtë pallatit. Ngiste një biçikletë rrangallë. Zbres, më jep ca bileta dhe më thotë shihemi në Kinema “Partizani”. Ai ishte shumë i famshëm por shumë i thjeshtë”. E si mbeti marrëdhënia juaj me aktorin Ndriçim Xhepa, a patën me seanca me ponç dhe fërnet, e pyet gazetari. Ndonëse kemi vite pa u parë kemi miqësi. Vite pas filmit më merr si figurant në filmin “Përdhunuesit”. Xhirimet bëheshin te “Disco Albania”. Pas xhirimeve kishim seanca të gjata ponçi dhe fërneti.. Sigurisht që të gjithë ata që po lexojnë këtë intervistë, duan të dinë edhe cila është jeta e “Iriqit” sot? Iriqi sot jeton në Afrikën e Jugut. “Kam pothuaj 20 vite që jetoj dhe punoj këtu. Kam jetuar në Johanesburg, Cape Toën, Durban. Në fillim erdha për një vizitë të shkurtër. Më pëlqeu dhe thashë po rri një vit. Çdo vit vit them do rri edhe një vit. Tani kam tre vajza. Marinën 4 vjeçe. Lena 3 vjeçe dhe Izabela 10-muajshe. Partnerja ime quhet Candice. S’jemi të martuar, por do bëjmë edhe dy fëmijë dhe pastaj të shikojmë… Kam biznesin tim, një night club. Deri para dy muajsh kisha edhe një kafeteri por kriza ekonomike na bëri që ta mbyllim për momentin. Pëlqej shumë rugbyn. Këtu ku jetoj skuadra lokale quhet The Sharks. Ndërsa Springboks është Kombëtarja e Afrikës së Jugut. Vij shpesh në Shqipëri. Dhe së fundmi a do të donte t’i rikthehej sheshit të xhirimit të një filmi? “Pas “Flutura në Kabinën time” unë kisha edhe një mundësi për të luajtur në një film. Ishte regjisor Spiro Duni ai që më tha, por unë nuk pranova. Iu përkushtova futbollit. Luajta me spartakiadat e shkollave dhe me Dinamon. Dola futbollist i dështuar edhe pse zemrën e kisha te Partizani. Por ku i dihet….”, përfundon ai.