Irina dhe Bradley festuan ditëlindjet, por a ishin bashkë apo jo është çështja!

Irina Shayk ka shpërndarë disa foto në Instagram nga festimi i ditëlindjes së saj të 37-të. Supermodelja kishte veshur një nody jeshil, ndërsa mbante në duar disa tullumbace. Ajo ka postuar edhe një foto tjetër të tortës së saj të ditëlindjes të mbushur me qirinj.

Festa vjen vetëm një ditë pasi Bradley Cooper, mbushi 48 vjeç. Ditëlindja e tij ishte më 5 janar dhe e modeles më 6 janar. Njerëzit po mendojnë se ata kanë festuar së bashku, megjithëse aktori përjashtoi mundësinë e një pajtimi disa muaj më parë.

“Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes… Shumë faleminderit. Nëse nuk ju kthej përgjigje… jam e zënë duke ngrënë tortë ose duke fjetur, ju dua të gjithëve. Me fat, mirënjohëse për të gjitha …”, ka shkruar Irina në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by irina shayk (@irinashayk)

Nga ana tjetër, Bradley Cooper ka festuar ditëlindjen me fëmijët e tij, ose të paktën kështu ka shpërndarë në rrjetet sociale. Aktori dhe modelja u ndanë në vitin 2019, pas një lidhjeje katërvjeçare.

Thashethemet për pajtim u ngritën kur ata u panë duke marrë Lean për pushime së bashku, dhe më pas e kaluan Ditën e Falënderimeve në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dyshimet u shtuan edhe më shumë muajin e kaluar kur u panë duke ecur së bashku në Nju Jork.