Irid Oxa: Miqësia e çmendur me Kejvina Kthellën, në Milano e bëjmë jetën si te “Sex and dhe city”
Irid Oxa është modelja që bie në sy, gjithmonë edhe më shumë, për imazhin e saj në rrjetet sociale, që pas “Euro 2016”. Mikesha e ngushtë e ish-lojtares së “Big Brother” Rike Roci në këtë intervistë për “Panorama Plus” zbulon grupin e vajzave shqiptare, që i kalojnë netët në club-et e Milanos si të famshmet e “Sex and the city”. Për miqësinë e ngushtë me Kejvina Kthellën, ofertën që mori për një emision televiziv në Shqipëri, të dashurin futbollist dhe pushimet përqark botës i zbulon në këtë rrëfim pa tabu.
Ju kemi parë shpesh në foto me velinën e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthellën. Ku njiheni dhe çfarë emri mund t’i vendosësh miqësisë tuaj?
Kejvinën e njoh që para 4 vitesh në Milano. Kishim shoqëri të përbashkët dhe jemi bërë menjëherë shoqe, edhe pse shoqëria jonë u bë më e ngushtë këto dy vjet, që kur shkoja, flija më shumë te shtëpia e saj në Milano sesa në shtëpinë time. Është një miqësi ku çmenduritë dhe batutat s’mungojnë kurrë.
Si të duket ajo në ekran dhe konkretisht në emisionin e Ermal Mamaqit?
Kejvina sido që të duket është 2 metra femër dhe gjatësia te femra është shumë e rëndësishme.
E ke menduar dhe ti të braktisësh Italinë, për të nisur një karrierë televizive në Shqipëri?
Nuk e kam menduar të lë Italinë për një emision në Shqipëri. Madje, mund të them se kisha një kërkesë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi, por gjërat s’shkuan siç mendoja.
Shoqja jote tjetër, Rike Roci, ishte pjesë e spektaklit shqiptar në një garë kërcimi. Kur dilni për qejf në club-e, kush nga ju të dyja mbahet kërcimtarja më e mirë?
Të dyjave na pëlqen shumë të kërcejmë, por ndoshta s’na takon ne të flasim. Duhet të bëjmë një garë unë dhe Rike, e të vendosi publiku pastaj.
Mund të themi se bëheni një grup mikeshash bashkë me Einxhel Shkirën e Anna Liken që formoni grupin “Sex and the city” kur dilni në Milano apo Tiranë?
Ne jemi një miks grupi “Sex and the city” në darkë, ndërsa gjatë ditës jemi “Elita 5”.
Kur jeni bashkë, çfarë bisedash bëni për djemtë?
Ne kur jemi të 5-ta nuk kemi nevojë të bisedojmë për djemtë, sepse, pikë së pari, nuk hyjnë te top 5 temat tona. Dhe e dyta, na mjafton një shikim me njëra-tjetrën të kuptojmë atë që duam të themi për çdo bisedë që ne bëjmë, e kjo vlen edhe për meshkujt.
Sa të angazhuara do të jeni si tifoze të botërorit? Mund të na bësh një toplist të futbollistëve më seksi të Kombëtares shqiptare?
Unë futbollin kur e shoh, shoh lojën dhe jo bukurinë e futbollistëve, prandaj nuk di t’i rreshtoj në një toplist të tillë, për bukuri të flasin gratë e tyre. Se unë të parin në listë kam atë timin, s’e heq dot nga lista.
Jeta jote në “Instagram” duket e bukur dhe plot argëtime. Në të vërtetë je kaq e lumtur?
Në “Instagram” tregohen gjithmonë momentet e bukura dhe unë falënderoj familjen time për momentet e bukura që më bëjnë të kaloj, gjithashtu dhe miket e mia më të ngushta. Besoj që secili prej nesh ka dhe momente jo të mira, por janë pjesë e jetës. Rëndësi ka që jeta ime është siç e shikoni në “Instagram”.
Mashkulli që të bën të ndihesh në qiellin e shtatë ekziston për ty tani?
Fatkeqësisht, nuk ekziston akoma deri tani. S’kanë qenë në gradën për të kuptuar çfarë kërkoj unë te një mashkull.
Meqë kemi hyrë në sezonin veror, do i kalosh sërish pushimet në Shqipëri apo nëpër botë? Ku dhe me kë?
Pushimet këtë verë i nisa si fillim 1 javë në Shqipëri, tani tri ditë në Londër, 1 javë në Kinë dhe më pas në Spanjë (Marbella) dhe në Francë në Saint Tropez. Si fillim vetëm, pastaj me të dashurin.