Irani refuzon trupin e studentes që vdiq me të dashurin në makinë
Një tragjedi brenda një tragjedie. Irani, sipas asaj që raportojnë Il Mattino dhe Il Messaggero, refuzon të riatdhesojë trupin e Vida Shahvalad, studentes 21-vjeçare iraniane që vdiq natën mes të premtes dhe të shtunës së bashku me të dashurin e saj 24-vjeçar Vincenzo Nocerino.
Dy të rinjtë u gjetën të pajetë në makinën e parkuar në një garazh në Secondigliano (Napoli), të vrarë nga tymrat e shkarkimit të makinës së lënë në punë mesa duket për t’u ngrohur.
Në vendin islamik ku policia morale arreston gratë që mbanin mbulesë dhe që në disa raste kanë vdekur ndërsa ishin në paraburgim si Masha Amini lajmi se e reja ishte në makinë me një burrë u raportua me përbuzje në TV. 21-vjeçarja u përfol në lajme si një grua e re me “virtyt të lehtë”.
Dhe kështu familja e Vidës, e goditur nga zija, nuk është në gjendje të marrë autorizimin për ta sjellë trupin në shtëpi për shkak të ndalimit të vendosur nga policia morale iraniane.
Babai i 24-vjeçares mohon që të rinjtë të ishin zhveshur. Në një intervistë për Il Mattino ai shpjegon se ata ishin të veshur dhe se vajza ishte në sediljen e pasme. Një mik i 21-vjeçarit, Ahmad Bahramzadeh, i diplomuar për stomatologji në Piza, ka nisur një apel për të rikthyer të vërtetën.
iconstyle.al