Inva Mula shkëlqen në ekran, zbulohet personi që kujdeset për trupin e sopranos
“Një soprano e madhe, po një njeri që kujdeset shumë mirë për trupin. Bravo!’, ishte ky mbishkrimi i fizioterapistit Adi, për artisten e famshme në botë. Fotoja e tyre është shkrepur pas një séance rutinë të Mulës, kur vjen në Tiranë. Mesa duket ky është sekreti që Inva Mula, 53 vjeçe ka fizik shumë në formë, dhe shkëlqen në ekran në çdo dalje skenike e veshur me fustane klasikë. Shumë në formë ishte dhe në shfaqjen e fundit në festivalin e Këngës në RTSH, ku përveç se ishte pjesë e jurisë së festivalit, deputoi dhe në skenë. Për linjat e mira, Inva është komplimentuar shpesh edhe pse nënë e dy fëmijëve, Anthony-t nga martesa e parë, dhe Ninës nga martesa e dytë. Ndërkohë po jeton një lidhje interesante me biznesmenin nga Kosova, Ethem Ramadani.