Inva Mula “rekruton” Anbeta Toromanin, ja ku do e shihni

Balerina e njohur që prej vitesh bën karrierë në Itali, Anbeta Toromani do të rikthehet në ekranin shqiptar. Pasi e kemi parë duke performuar në programin e famshëm italian “Amici”, së shpejti do e shohim në “Tv Klan”, si anëtare e jurisë së spektaklit “Virtuozët”, nën drejtimin e sopranos, Inva Mula. Për spektaklin e të dielave Mula ka rekrutuar përveç Toromanit, edhe mikun e saj kompozitorin e njohur David Tukiçi si pjesë e panelit të juries, që do të përzgjedhë virtuozët e rinj të skenës shqiptare.