Inva Mula në krah të nuses së djalit, francezia që u bë e shtëpisë për 1 vit

Anthony Çako, djali i Inva Mulës nga martesa me Pirro Çakon ka festuar 1 vjetorin me të dashurën franceze Marie. Ai e ka ndarë me miqtë këtë moment me anë të një fotoje çift në Instagram. Ndërkohë e dashura e tij pozon si nuse e vërtetë pranë vjehrrës, sopranos së njohur Inva Mula. Në festën suprizë të ditëlindjes së 90-të të babait Avni Mula, që Inva organizoi në Tiranë, Marie ishte e pranishme. Ajo është bërë e shtëpisë brenda vetëm një viti lidhje me të dashurin, Anthony, i cili duket nga postimet që bën se ka rënë në dashuri me të.