Inva Mula në gjendje të rëndë shëndetësore, finalen e Festivalit të Këngës e ndoqi nga spitali
Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve po mbaheshin netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, u mësua se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime pranë blitz.al, kanë mësuan se sopranoja e njohur ndodhet prej tre ditësh në spital. Ajo ka pësuar ishemi celebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit. Megjithatë, Inva tashë nuk është në rrezik për jetën dhe i ndoqi me detaje zhvillimet e festivalit edhe nga spitali. Emërimi i saj si drejtoreshë artistike e festivalit synoi të sillte risi dhe në organizimin e tij. Këtë herë, këngët e artistëve u prezantuan për herë të parë në të tri net në Pallatin e Kongreseve. Inva Mula mbetet një ndër divat e muzikës shqiptare që ka dhënë kontribut të pakrahasueshëm ndër vite, ndërkohë mbrëmë në Pallatin e Kongreseve u ngjit në skenë me perfomancën e tij, Anthony Çako, djali i saj nga martesa me kantautorin Pirro Çako.