Inva Mula ia shpreh hapur pëlqimin të dashurës së djalit

Lidhja e dashurisë së djalit të Inva Mulës nga martesa me Pirro Çakon tashmë është mediatizuar. Anthony, i rritur në Paris dhe që po punon të hyjë fuqishëm në trëgun e muzikës komerciale elektronike poston shpesh foto në Instagram nga lidhja e tij e bukur me francezen, Marie. Ajo është një vajzë bionde shumë e bukur, e cila e shfaq karakterin e saj të veçantë në selfiet që publikon në profilin e saj. Dhe duket që e ka fituar zemrën e vjehrrës së mundshme, sopranos me famë botërore, Inva Mula. Nuk ka foto të saj që Inva të mos i bëjë like Maries, të zgjedhurës së djalit. /Story.al/