Inva Mula feston 54 vjetorin, por Hetem Ramadani nuk u pa askund

Sopranoja me famë botërore Inva Mula festoi në 27 qershor 54 vjetorin, në një festë në praninë e vajzës së saj Nina, por që nuk u pa partneri, biznesmeni i njohur nga Kosova, Hetem Ramadani. Çifti që vitin tjetër festojnë 10 vjetorin e njohjes kanë një marrëdhënie të ngushtë, duke qenë se Hetemi e ndjek artisten në koncertet e saj kudo në botë. Ata praktikojnë edhe meditimin, që sipas rrëfimeve të Hetemit i ka afruar shumë me njëri-tjetrin. Gjatë këtyre 10 viteve nuk kanë munguar aludimet mediatike për ndonjë krizë mes tyre, të cilat i ka përgënjeshtruar Inva, ndërsa Hetemi ka vendosur të qëndrojë gjithmonë indiferent ndaj tyre. Sa i takon formës fizike, Inva shfaqet shumë elegante dhe e kuruar në këtë 54 vjetor, si një vajzë që ende si ka mbushur të 30-at.