Inva Mula: Bardhë e zi në spektakël sepse…

Mesa duket, veshjet bardhë e zi që ka mbajtur Inva Mula në spektaklin “Virtuozët” kanë pasur një simbolikë. Fillimisht u mendua se asaj i pëlqen klasikja dhe elegantja, si një artiste e muzikës operistike që është. Por arsyen e vërtetë e zbuloi vetë sopranoja e njohur, natën e fundit të spektaklit të dielën, ku të gjithë netët e veshur bardhë e zi i finalizoi me një fustan të kuq klasik nga Joni Peçi. “Të gjitha javët kam qenë e veshur bardhë e zi dhe jo pa shkak. Veshja ime u përshtatej dy ngjyrave të pentagramit”, tha Inva Mula, të cilën e pamë për herë të parë si moderatore këtë sezon në televizionin “Klan”.