Intervistë me “Serkanin”/ Aktori tregon si u bë pjesë e serialeve dhe flet për jetën private

Aktori Mehmet Aykaç është shumë i njohur tashmë me rolin e “Serkanit” në serialin “Lule të vetmuara”, që transmetohet çdo pasdite në TV Klan. Mehmet ishte vetëm 25 vjeç kur luajti rolin e “Serkanit” ndërsa sot ai është 28 vjeç dhe pas këtij roli pati shumë sukes. “revistawho.com” vendosi t’ju sjellë sot një intervistë për ta njohur më shumë aktorin turk.

Një turk bjond dhe me sy bojëqielli! Nga je me origjinë?
Serkan: Jam nga Hatay, Iskenderun. Të dy prindërit e mi janë bjondë, por nuk kanë sy bojëqielli. Ndërsa motra ime është brune. Nuk e di si dola kështu.

Çfarë fëmije ke qenë në shkollë?
Serkan: Isha fëmija që luaja sporte dhe merresha memuzikë.

Të pëlqen futbolli?
Serkan: Po, kam luajtur për shumë vite futboll kur jetoja në Iskenderun. Kur shkova në shkollë të mesme, kisha më shumë përgjegjësi. Një mësues i ri muzike erdhi në shkollë dhe më tha që duhet të luaja ndonjë instrument. Fillova të marr mësime violine. Më pas vazhdova shkollën e arteve.

A luan më në violinë?
Serkan: Kam bërë një pushim sepse aktrimi është bërë prioritet.

Pasi u zhvendose në Stamboll, çfarë ndodhi?
Serkan: Kushëriri im punon këtu, jetuam bashkë.

Kujt i ngjan më shumë nga prindërit e tu?
Serkan: Jam njësoj si prindërit e mi, nuk ka rëndësi ngjashmëria fizike. Karakteri im i ngjan pak më shumë babait tim sepse vendimet dhe pikëpamjet tona janë gjithmonë të njëjta. Ndërsa nga mamaja ime kam marrë pjesën e koshiencës dhe anës emocionale.

Një pyetje klishe: Muzikën apo aktrimin kë do zgjidhje?
Serkan: Unë jam muzikant, për këtë kam mbaruar shkollën. Nuk kam bërë kurrë një provim për aktrim, por vëmendja ime tani është pikërisht tek aktrimi.

Si u bëre pjesë e aktrimit?
Serkan: Kur isha në shkollë kisha miq që vazhdonin për teatër, balet, muzikë. Një ditë u bëra kuriozë dhe miqtë më ftuan të luaja.

Kur ishte dita që tu hap dera e famës?
Serkan: Nuk mendoj se ka ditë të tillë. Mendoj se ka ekzistuar aty. Më kanë ndihmuar shumë mësimet që kam marr nga regjisorë dhe skenaristë.

Keni dikë special në jetën tuaj momentalisht?
Serkan: Jo, nuk e kam takuar ende personin e duhur.

A do krijoje një lidhje me një aktore?
Serkan: Nuk besoj. Më mirë të kishte një profesion tjetër. Të kundërtat tërhiqen.

Le të flasim pak për “Lule të vetmuara”. Si të duket roli yt?
Serkan: Jam mahnitur kur e kam lexuar skenarin. Të gjithë skenat mu shfaqën para syve.

Çfarë të bëri më tepër përshtypje nga historia e këtij seriali?
Serkan: Miqësia që vajzat e konviktit kanë me njëra-tjetrën.

A e ka ndryshuar fama jetën tënde?
Serkan: Përpiqem të qëndroj kështu si jam. Duke bërë këtë punë dhe duke qenë i famshëm, më ka bërë më shumë të përgjegjshëm. Jam një person që i kushtoj shumë rëndësi sjelljes sepse të rinjtë marrin shembull nga ne.