Intervistë me Ejlylin/ Aktorja na tregon karantinën e saj dhe flet për serialin
Aktorja Biran Damla Yilmaz është bërë shumë e njohur në Shqipëri e Kosovë me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.
Aktorja 22-vjeçare gjatë kësaj periudhe ka vendosur të largohet nga Stambolli dhe karantinën po e kalon në Yalova, në qetësinë që të fal natyra.
Në këtë intervistë që ju sjell “Revista Who”, ajo na tregon më shumë si po i kalon ditët në karantinë dhe sigurisht na flet për rolin e saj në serialin “Lule të vetmuara”.
Me kë po e kalon këtë periudhë karantine?
Ejlyl: Mua më pëlqen shumë të qëndroj vetëm. Dua të rri vetëm dhe të dëgjoj veten. Vetëm ndjekësit nuk më lënë vetëm. Ata komunikojnë me mua. Gjithashtu kam edhe dy qen pas të cilëve vrapoj gjithë ditën. Vrapojmë së bashku në oborr, luajmë, janë shumë të lumtur.
A po i ndjek rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit?
Ejlyl: Sigurisht që po. I kam kushtuar shumë vëmendje higjienës, sidomos gjatë kësaj periudhe. Madje gjatë një video live mora kolonjë dhe fërkova duart. Më është bërë refleks. Tani njerëzve po i bëhet zakon higjiena.
Mendon se do përshtatemi me jetën sociale pasi e gjitha kjo të mbarojë?
Ejlyl: Po, mendoj se do jetë interesante. Unë tani nuk jam në Stamboll, jam në Yalova. Pas 20 ditësh në karantinë, tani dola xhiro me makinë për të parë detin, është i mrekullueshëm.
Si ndihesh në shtëpi? I ke punët mirë me gatimin?
Ejlyl: E dashuroj gatimin. Më pëlqen shumë të gatuaj. Kam bërë një kurs gatimi.
Si e kujton kohën kur xhiroje Lule të vetmuara?
Ejlyl: Lule të vetmuara ka qenë si një shkollë 4 vjeçare për mua, para dhe pas kamerave. Mësova gjithçka aty. Vazhdoj të mësoj çdo ditë. Unë nuk doja të bëhesha e famshme. Nuk e kisha fare dëshirë. Nuk doja të kisha rolin kryesor sepse nuk doja të merrja shumë përgjegjshmëri.
Ke kaluar ndonjë moment të vështirë gjatë asaj kohe?
Ejlyl: Ne punojmë në një industri të vështirë. Kam nisur të aktroj që kur isha 14 vjeç. Kur shkova 18, 19 vjeç një ditë shkova në shtëpi duke qarë. Mendoja se po humbja moshën më të bukur. Miqtë e mi shkonin me pushime ndërsa unë në xhirime. Mbase dhe ata donin jetën që bëja unë. Njerëzit janë mosmirënjohës ndaj asaj që kanë. Ata duan gjithmonë atë që ka tjetri. Në atë moshë e pyet gjithmonë veten. Më pas vendosa të jem e lumtur.
revistawho.com