
Intervista e shumëpritur, Michelle përballë Barack Obama
Barack Obama dhe Michelle Obama pritet të vijnë shumë shpejt në një bisedë publike për të gjithë ndjekësit e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-zonja e parë duke ndarë një foto me bashkëshortin, krah të cilës ka shkruar:
“Mezi po pres për ju që të dëgjoni episodin e parë të ‘Michelle Obama Podcast’. Është një bisedë e gjatë dhe e mendueshme me Barack Obama. U argëtuam me këtë gjë. Biseda publikohet nesër”.
Ndjekësit e familjes Obama janë shumë kureshtarë se si do të jetë kjo bisedë e dyshes dhe çfarë kanë rezervuar ata për publikun, dhke qenë se Michelle dhe Barack janë një nga dyshet më të pëlqyera pët shkak të raportit të tyre.