Intervista e ritakimit me Afronën, Blero thyen heshtjen: Kur e pashë me lot në sy…

Një nga temat më të nxehta të showbiz-it ditët e fundit është intervista e Bleros dhe Afronës, dy vite pas divorcit. Deri më tani, videoja e intervistës nuk është publikuar ende në kanalin e Afronës në Youtube, por kemi parë vetëm një paraqitje të shkurtër ku të dy janë të përlotur.

Ndërkohë, Blero ka dhënë një intervistë për “Studio A” ku ka folur për shumë gjëra rreth jetës së tij. Ai ka konfirmuar ndarjen nga “bebi”, por pa e zgjatur më tepër ndërsa ka rrëfyer edhe si ndodhi takimi me Afronën. Fillimisht ata janë takuar për të sqaruar disa gjëra dhe intervista ka ardhur krejt natyrshëm.

Jam shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë për çka dua të them tani, është që e kam parë të arsyeshme të shkoj, të takoj Afronën dhe të flas disa gjëra që s’janë folur. Ne nuk kemi folur dy vjet, s’kemi patur asnjë kontakt prej ndarjes dhe mendova që ishte koha për t’i diskutuar sepse ne jemi njerëz të rritur dhe unë jam i edukuar në atë formën ku njeriu çfarëdo që mund të ndodhë, duhet edhe të komunikojë. Sigurisht edhe Afrona ishte dakord për atë takim. Kur u takuam, kemi folur me orë të tëra për shumë gjëra dhe ndërkohë si me shaka, i thashë si po të ecën emisioni?, tha ‘mirë shumë’. I thashë a do të ta ndez emisionin?, qeshi dhe tha ‘pse, a do vije?’, i thashë patjetër dhe tha ‘mos bëj shaka’, i thashë ‘patjetër’. Kaq ishte dhe vendosëm që të shkojmë në emision.
Blero theksoi se të dy kanë ndier se pas shumë lajmeve që kanë qarkulluar dhe deklaratave të tyre të mëparshme, i detyroheshin publikut një sqarim të hollësishëm, por edhe për të përcjellë një mesazh të mirë.

Me atë intervistë, edhe unë, edhe Afrona kemi dashur të japim një mesazh të mirë pavarësisht që jo funksionimit të një martese duhet të komunikosh, s’duhet të mbash inat, duhet të mirëkuptohesh dhe mendoj se ua kemi pasur borxh njerëzve, publikut dhe me atë mendim kemi dashur të japim mesazhin që ndarja mund të ndodhë, por s’ka pse të kesh inate apo jo komunikime dhe shpresoj ta kemi dhënë.
Lotët gjatë kësaj bisede kanë qenë të pashmangshëm sepse Afrona është shumë e ndjeshme, por as për vetë Bleron s’ka qenë e lehtë.

Kur e pashë atë me lot në sy, s’qe e lehtë as për mua dhe më dilnin lot.
Blero tha se nuk e di ende se kur do të publikohet intervista e shumëpritur. I pyetur nëse Afrona është beqare, ai u përgjigj se këtë mund ta thotë vetëm ajo. Ata nuk e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale pasi Blero po pret që ta ndjekë Afrona e para. Kjo ishte vetëm një shaka prej tij pasi shtoi se shpirtërisht tashmë gjithçka është shumë mirë.

tpz.al