Interneti në kaos/ Merr fund martesa e Danielit dhe Fotinisë së “Big Brother”?

Çifti i “Big Brother” që iu betuan nëjri-tjetrit për dashuri të përjetshme, janë bërë sot objekt i mediave online, pasi flitet se i kanë dhënë fund martesës. Teksa prisnim të publikonin detajet për ceremoninë e dasmës së tyre që do të zhvillohej në muajin maj, Danieli dhe Fotinia mendohet se i ka dhënë fund lidhjes. Shkak për këtë lajm është bërë mbyllja e faqes së tyre të Instagramit “Lafoda”, që i ka bërë të gjithë të dyshojnë. Profili ku ata postonin foto dhe momente nga bashkëjetesa e tyre në Tiranë nuk është më aktive, dhe mbase kjo nënkupton që çifti po kalon një krizë, ose faqja e tyre është hakuar. Gjithçka mbetet për t’u vërtetuar nga vetë çifti, duke u nisur nga fakti që vetëm pak ditë më parë ata postuan një foto në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ky lajm për çiftin që u dashuruan dhe u celebruan në “Big Brother”, vjen gati një vit pas martesës “live” në ekran. Danieli dhe Fotinia hodhën këtë hap të rëndësishëm të jetës në këtë “reality show”, nga ku dolën edhe fitues. /Story.al/