Interneti na ka gënjyer për moshën e Jonida Maliqit, edhe mbiemrin ia paskemi ditur gabim

Jonida Maliqi është ndër artistet më të dashura të skenës shqiptare. Pavarësisht se ka shumë vite në skenë deri tani ne e paskemi ditur gabim moshën dhe mbiemrin e artistes, ose të paktën interneti na paska gënjyer. Sipas wikipedia mosha e saj është 36 vjeç, por pak më parë Jonida Maliqi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të pasaportës ku zbulon se mosha e saj është 35 vjeç dhe ka lindur në vitin 1983. Ndërsa mbiemri i saj nuk është Maliqi por Maliqaj, shkruan Who. Së fundmi Jonida Maliqi ka shënuar një sukses tjetër të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore. Ajo u shpall fituese e ‘Fest 57’ në RTSH dhe do të na përfaqësojë në Festivalin Europian me këngën e saj ‘Ktheju tokës’.