Interi humb bonusin për titullin, Bolonja e mund me përmbysje pas gafës amatore të portierit (VIDEO)

Interi është mundur në mënyrë befasuese në ndeshjen e saj ndaj Bolonjës në Serinë A.

Skuadra e Simone Inzagit gjeti e para avantazhin me golin e Perisiç por Bolonja arriti të përmbysë gjithçka në fillim me Arnautoviç dhe më pas me Sansone që shfrytëzojë një gafë të tmerrshme të portierit zikaltër Radu.

Inter mbetet kështu në vendin e dytë më një diferencë prej 2 pikësh nga Milani i vendit të parë.

Sfida e shqiptarëve mes Atalantës dhe Torinos ka përfunduar në një barazim spektakolar 4-4 mes skuadrave. 45’ minuta në fushë për Gjimshitin, me gardianin Berisha që nuk u aktivizua në këtë takim.

RENDITJA:

PANORAMASPORT.AL