Instruktorja e notit paralajmëron prindërit: Mos blini kurrë rroba banje për fëmijë në këtë ngjyrë

Pushimet verore po afrojnë dhe disa prindër do t’i çojnë për herë të parë të vegjlit e tyre në det apo në një nga pishinat lokale. Pikërisht për të zbutur shqetësimin e prindërve për anëtarët më të vegjël të familjes, një instruktore noti e certifikuar i paralajmëroi që të mos blinin për fëmijët rroba banje me ngjyrë të kaltër.

Nikki Scarnati shpjegoi në një video se mund të jetë shumë e rrezikshme nëse fëmijët janë të veshur me këtë ngjyrë. “Mos i vishni fëmijët tuaj me kostume banje të kaltra. Është shumë e vështirë t`i shohësh ata nën ujë”, ka paralajmëruar ajo.

Dhe në video, ndërsa noton, fëmija vërtet mezi duket.

Dhe ishte po aq e vështirë për ta dalluar atë kur ishte duke notuar në pjesën e ndriçuar nga dielli të pishinës, thote telegrafi.Ashtu si veshjet me ngjyra të ndezura mund t’ju ndihmojnë të gjeni fëmijën tuaj në një turmë, rezultatet e provës treguan se ngjyrat e ndritshme, neoni, duke përfshirë portokallinë e ndezur, të verdhën dhe të gjelbrën, ishin vendimtare për të dalluar një fëmijë në ujë. Ngjyrat më pak të preferuara në raste të tilla janë e bardha, e kaltra dhe ngjyra e hirtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nikki Scarnati (@scarnati.swim)

Bordo