Instagram merr vendimin drastik, heq filtrat dhe zbulon arsyen pse

Instagram është një ndër rrjetet sociale më të përdorura, i cili ka përditësuar aplikacionin me filtra që duken si ndërhyrje estetike në fytyrë. Mesa duket filtrat kaq shumë të përdorura, që po i shohim nëpër Instagram, nuk e kanë të gjatë. Ekspertët kanë vendosur të heqin të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë estetike.

Sipas “BBC”, ky vendim vjen pasi synohet të promovohet mirëqenia. Drejtuesit mendojnë se filtrat që ndryshojnë fytyrën mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen keq me pamjen e tyre, ndaj është parë e arsyeshme të ndalohen këto metoda virtuale. Instagram po merret me heqjen e filtrave dhe ende nuk dihet kur do të përfundojë plotësisht ky proces.

Insta-2