Inskenoi skenën kur Stresi u arrestua në hotel, Keisi i kundërvihet Rozës: Të janë tharë idetë, vuajtjet e të tjerëve s’janë për të qeshur

Mbrëmjen e kaluar, Stresi ishte i ftuar në emisionin “Why Not” dhe inskenoi skenën e arrestimit që ndodhi disa muaj më parë. Roza kishte menduar që të sillte në program përmes intervistës skenën kur Stresi u arrestua pasi dnodhej në ambjentet e një hoteli i shoqëruar nga një vajzë.

Kjo skenë nuk u prit aspak mirë nga Keisi, e cila reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idetë dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.

Stres-2

Pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe Stresi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe me fjalët e tij ka mbështetur Rozën.

Ai thotë se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

“Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shume i pastër nga kjo ironi.
Show është Show. Gjithmonë VIP-at e hajn kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

https://www.instagram.com/p/B87DsknpChz/?utm_source=ig_embed