Insekte në dhomë e probleme me ushqimin? Zanzibar qenka tjetër gjë, befasitë e Gerta Çiçit

Zanzibar kohët e fundit është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për shqiptarët. Njëjtë ndodhi edhe me blogeren Gerta Çiçi. Ajo gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi eksperiencën e saj në këtë vend ekzotik. Për shkak të situatës udhëtimet ishin të kufizuara, ku duhet të ndiqje rregullat sikurse ishte bërja e tamponit.

“Në Tanzani kishte sistem online për tamponin gjë që unë nuk e besoja duke parë gjithë atë varfëri. Ti prenotoje doktorin, doktori vinte në hotel dhe bëje tamponin se ishte i detyruar se Tanzania ishte zonë e kuqe”, tha Gerta.

Sigurisht që për një blogere fotot dhe videot janë primare dhe nuk ka asnjë pushim pa u realizuar ato. Këtë gjë e ka pohuar edhe Gerta, e cila theksoi se videot i marrin kohë në momentin që i xhiron, por edhe kur i monton, sepse i publikon në kohë reale. Madje tregoi ndër të tjera se edhe grindet me partnerin për këtë fakt.

“Nëse ka diçka që kjo puna e blogeres të “vjedh” është ajo kënaqësia e të pushuarit pa e vrarë mendjen për asnjë gjë. Edhe këtë e bëjmë, por pa mbaruar videot dhe fotot nuk ka pushim, madje kjo është arsyeja pse grindemi”.

Gjithashtu ajo shtoi ky udhetim i kishte kaluar pritshmerite sepse nuk futet tek udhëtimet e luksit, por shpenzon për shkak të largësisë.

“Pritshmëritë e mia ishin shumë të ulëta, për ushqimin. Mendoja si do ambjentohem, mendoja që mund të kisha insekte nëpër dhomë, mendoja që mund të ishte ndonjë gjë e frikshme para se të shkosh atje. Por jo, shërbimi dhe ushqimi ishin europian, ata e shikonin dhe trajtonin turistin si një mbret”.