Inis Gjoni rikthehet sensuale, shikoni si duket në fotot e reja

Regjisorja e teatrit, Inis Gjoni është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një set të ri fotosh artistike. E ulur në një kolltuk të verdhë që të krijon përshtypjen e një ambienti shtëpie, ish-balerina pozon në mënyrë shumë sensuale me këtë veshje mëndafshi. Nuk dihet cili është projekti i radhës së artistes, në kuadër të të cilit ka realizuar këto foto për “Who”. Ajo që duket qartë është fakti se nëna e një vajze të vogël duket në formë shumë të mirë fizike në pozat e reja. /Story.al/