Inis Gjoni afron vajzën 5 vjeçare Coco Antonel në botën e modës, fashion show ku nënë e bijë u kombinuan me “baby pink”

Inis-Gjoni-2

Regjisorja dhe showgirl e njohur, Inis Gjoni duket qartë që po e afron gjithmonë e më shumë vajzën e saj 5 vjeçare, Coco Antonel drejt botës së modës. Në një nga rrëfimet që ka bërë në media ajo është shprehur se vajza e saj Coco ka një sy të mirë estetik, i pëlqen arti dhe jeta e bukur. Kështu në eventin “Fashion Show” për sezonin Pranverë-Verë 2017, që u organizua disa ditë më parë në “Toptani Shopping Center” në zemër të Tiranës, ranë sy prania e e bukur Inisit me Coco-në. Përveç kombinimit shumë të këndshëm të veshjeve me ngjyrën “baby pink”, nënë e bijë dukeshin si dy pika uji ndërsa u vendosën para banerit për të realizuar këto foto ekskluzive që revista “Story” po boton nga sfilata klas. Duke iu referuar një prej intervistave të saj, Inisi ka treguar se Coco është shumë e vëmendshme kur përgatiten për të shkuar bashkë në një aktivietet. Ajo sheh në fillim si do të vishet Inisi për të zgjedhur pastaj veshjet e saj, që mund të kombinohet kështu me mamin. Ose ka dhe raste që Coco sugjeron vetë veshjet që u përshtaten më shumë. Pesë vite më parë, kur vogëlushja erdhi në jetë, Inisi la mënjanë çdo angazhim profesional për t’iu përkushtuar me kohë të plotë rritjes së Coco-së. Ardhjen e saj në jetë regjisorja e ka konsideruar si bekimin më të madh që i ka ardhur nga Zoti, ndaj përjetimet si nënë dhe përkushtimin e plotë për të bijën, bukuroshja e ekranit nuk i ka zëvendësuar me asnjë kënaqësi tjetër në jetë. Çdo minutë e rritjes së saj ka qenë e shenjtë për regjisoren e teatrit, ndaj për asnjë moment ajo nuk është shkëputur nga lumturia që i fal e bija në çdo çast të ditës. “Nuk e kam të lehtë të largohem nga shtëpia, sepse jam me të vërtetë një nënë shumë e lidhur me vajzën”, ka thënë Inisi për mediat pasi u bë nënë duke treguar detaje nga marrëdhënia e saj e ngushtë me të bijën, e cila edhe pse ëshë ende shumë e vogël duket shumë e shkathët dhe karakter.