Influencerja plas “BOMBËN”: “Mikeshat e mia nuk më ftojnë kur dalin pasi kanë frikë se TUNDOJ burrat e tyre…”!

Një influencuese ka pohuar se mikeshat e saj kanë vendosur të mos e ftojnë atë në festën e tyre vjetore të Krishtlindjeve, sepse ajo do t’i ‘tundojë burrat dhe të dashurit e tyre’.

Me afro një milion ndjekës në mediat sociale, Marina Smith, 34 vjeçe, nga São Paulo, Brazil beson se kjo është arsyeja pse mikeshat e saj e kanë lënë jashtë planeve të tyre të darkës festive. “Më kanë ndaluar nga darka e Krishtlindjeve, sepse mendojnë se unë do të tundoj burrat e tyre. Ato janë të shqetësuara.”

Ka qenë një nga të dashurit e shoqes së saj që ka njoftuar ish-Missin se nuk do të ishte e ftuar. Marina tha:

I dashuri i një prej mikeshave të mia më tha se ishte krijuar një grup WhatsApp dhe unë nuk isha në të. Ai tha se në bisedën në grup, mikeshat e mia po diskutonin shqetësimet e tyre për praninë time në darkë pasi do të tërhiqja vëmendjen e padëshiruar të bashkëshortëve dhe partnerëve të tyre.

liberale.al