Infektohet me koronavirus menaxheri i grupit ‘Babastars’, konfirmon vetë rastin: Jam mirë, po qëndroj i izoluar, stafi im…
Dekorim Sahiti pronari i një restoranti në Kosovë me emrin ‘MOMO”, njekohësisht menaxheri i grupit të njohur shqiptar ‘Babastars’ ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetet sociale duke ndërgjegjësuar keshtu ata persona që mund të kenë pasur kontakte më të.
Ndër të tjera Dekorim Sahiti, i cili ka në pronësi restorantin që ndodhet në “rrugën B” në Prishtinë ka konfirmuar se i gjithë stafi i tij është testuar por që fatmirësisht asnjë nuk ka rezultuar pozitiv. Ai ka shtuar se vetë është në gjendje të mirë shëndetësore duke treguar se nga momenti që ka mësuar se është i prekur nga COVID-19 ka qëndruar i izoluar.
Postimi i Dekorit ne Facebook:
“Te nderuar miq. Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes së masave restriktive, ndoshta ka qenë e pritshme për shkak të natyrës së punës sime qe të vihem ne kontakt me virusin. Menjeherë, une jam vetëizoluar dhe jam ne gjendje të mirë shëndetësore. Aq sa jam shqetesuar per këtë lajm aspak të mirë , më shumë me shqetesoi fakti se shumë shpejt janë përhapur dezinformata dhe te pavërteta ne lidhje me resterantin Momo, pronar i te cilit jam unë. Ju njoftoj se vetëm unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo.
Cfarëdo informate tjetër është e pavertetë dhe dashakeqe! Unë nuk kam pasur kontakt të afërt me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejtë si edhe kontaktet e mia të tjera. Momo eshte dezinfektuar 2 here gjatë ditëve te kaluara dhe do të dezinfektohet prapë sonte. Ne ccdo kohë, stafi është i pajisur me mjete mbrojtëse, maska, doreza dhe dezinfektues. Kështu do të vazhdojë edhe me tutje, gjithmonë sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe te IKSHP-se. Shpresoj shumë se numri i të prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa me lehtë që është e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe të dashurve tuaj shëndet dhe siguri. Kujdes po, panik jo!”, shkruan Sahiti.
Te nderuar miq,Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes…
Geplaatst door Dekorim Sahiti op Dinsdag 16 juni 2020
(A.K.Dosja.al)