Infektohet me koronavirus biznesmeni nga Lushnja, izolohet bashkë me 10 familjarë

Është konfirmuar si pozitiv me koronavirus gjatë orëve të fundit një biznesmen nga Lushnja. Burimet pohojnë se bëhet fjalë për një biznesmen 50-vjeçar nga zona e Karbunarës.

Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari është merret me tregtimin e fruta perimeve. Mësohet se 10 anëtarë të familjes së tij janë vetëizoluar në shtëpi pasi janë 2 kurora.

Personi i prekur ndodhet në shtëpi ndërsa familjarët tashmë gjithashtu do të qëndrojnë të izoluar derisa të dalin përgjigjet e tamponeve të marra.