Infektohet drejtori i spitalit Covid 3, Arjan Harxhi dërgohet në Turqi

Dhjetë muaj pas pandemisë koronavirusi preku edhe Arjan Harxhin, një nga mjekët më të angazhuar në luftën kundër covid 19.

Mësohet se drejtori i spitalit Covid 3 Arian Harxhi është dërguar në Turqi për tu kuruar, pasi sipas burimeve koronavirusi i ka prekur mushkëritë.

Nga ana tjetër komiteti teknik i ekspertëve, në konferencën e parë për këtë vit, vendosi të mbajë në fuqi masat kufizuese aktuale ndërsa unversitetet do të vijojnë mësimin online të paktën edhe për dy javë.