Infarkti i merr jetën futbollistit 21 vjecar: ish-lojtari i Romës që kishte idhull Tottin
Dramë tjetër në botën e futbollit. Është shuar në moshën 21 vjecare Joseph Bouasse Perfection, për të cilin fatal ka qenë një infarkt i pësuar në mbrëmje. Një histori e gjitha për tu treguar ajo e tij: mbërriti në stacionin Termini me shpresën për tu bërë një futbollit profesionist dhe ëndërrës i shkoi shumë pranë.
Mesfushori me origjinë kamerunase, ka bërë pjesë në ekipet e moshave të Romës në 2016, i kërkuar nga Ëalter Sabatini – pasi kishte rënë në sy duke luajtur për Liberi Nantes në kategorinë e tretë – e pastaj u thirr nga Spalletti për disa stërvitje në Trigoria me Totti e të tjerët. Ish-kapiteni verdhekuq ishte idhulli i djaloshit kamerunas, që megjithatë nuk arriti të debutonte në skuadrën e parë.
Ai kaloi më pas tek Vicenza, përpara se të kalonte tek rumunët e Cluj, që e morën me parametër zero.
L'#ASRoma piange la scomparsa dell'ex calciatore della Primavera Joseph Bouasse Perfection e si stringe ai suoi cari in questo momento di grande dolore pic.twitter.com/oPFnzsejBr
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 25, 2020