Infarkt gjatë darkës me Warriors, shuhet Milojevic: asistenti 46 vjeçar i Kerr ishte njeriu që zbuloi Jokic

Një lajm tragjik ka goditur NBA-në dhe Golden State Warriors. Dejan Milojevic, 46-vjeçari asistent i trajnerit Steve Kerr, humbi jetën në spital pasi u ndje keq gjatë një darke me ekipin në Salt Lake City. Milojevic dhe Warriors ishin grumbulluar përpara ndeshjes kundër Utah Jazz (tashmë e shtyrë për një datë të mëvonshme). Sulmi në zemër ishte fatal dhe trajtimi i dhënë në një spital lokal nuk pati asnjë dobi. 46 vjeçari ishte në stafin e Warriors që nga viti 2022.

I rritur si lojtar profesionist në Serbi me një karrierë 15 vjeçare mes atdheut të tij, Spanjës, Malit të Zi dhe Turqisë, Milojevic ishte i njohur në botën e basketbollit për rolin themelor që luajti në zhvillimin teknik të Nikola Jokic, MVP-së së fundit të finaleve të NBA.

Lapsi.al