Incidenti i pakëndshëm/ Alesia Nokës i dalin të brendshmet në emision

Modelja Alesia Noka ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për klipet e ndryshme ku ka marrë pjesë si imazh; “Ajo” nga Bruno apo “Bitchi i mesnatës” nga Alban Ramosaj. Pak ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart” të Ermal Peçit, ku moderatori krahas intervistës i kërkoi të bënin edhe një lojë. Për çdo përgjigje të gabuar që jepte, Alesias i duhej të hiqte një veshje nga trupi. Ajo zgjodhi të hiqte takat dhe të rehatohej në kolltuk, mirëpo gjatë këtij momenti, përmes fustanit të shkurtër ajo tregoi më tepër seç duhet, shkruan Express. Ndonëse u mundua t’i mbulonte, modeles super elegante iu dukën të brendshmet në atë situatë televizive. /Story.al/