Incidenti në koncertin në Vjenë/ Fansi tërheq nga dora Melinda Ademin, ndërhyn security

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka performuar së fundmi në një koncert në Vjenë, ku ka argëtuar shqiptarët e diasporës. Teksa janë publikuar fotografi dhe video nga ky koncert, një ngjarje e pakëndshme mes tjerash mori vëmendjen në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një moment ku reperja i zgjat dorën turmës së fansave për t’i përshëndetur ata, por ata e tërheqin. Duke ia mbajtur dorën peng për pak sekonda dhe duke mos e lejuar të lëvizë lirshëm, reperja u detyrua që t’ua bëjë me dije truprojave të sigurimit për t’i dalë në ndihmë. Në video mund të shihet se si truprojat afrohen në skenë te turma e fansave, duke shikuar me nervozizëm.

Më pas reperja vazhdoi me interpretimin e këngës “X5”, të cilën po këndonte në momentin kur ndodhi incidenti.

(a.b)dosja.al