Incident i rëndë në Për’puthen, Bora Zemani përzë një prej konkurrentëve! Ngriti zërin dhe ofendoi opinionisten për shtatzëninë
Një incident i rëndë ka ndodhur në spektaklin e dashurisë, Për’puthen në Top Channel.
Teksa opinionistja po komentonte takimet dhe njohjet që po zhvillon konkurrenti në program, ky i fundit i ngriti zërin duke e kundërshtuar. Por, nuk u ndal me kaq. Ai i përmendi Nedës familjen dhe përdori një koment të ulët për shtatzënisë e saj.
Menjëherë më pas, moderatorja Bora Zemani i kërkoi Viktorit të lërë studion. I nervozuar dhe me ofendimet që nuk i kurseu, ai doli nga skena, ndërkohë që Bora theksoi se do të ketë një vendim nga produksioni për këtë incident.