Ina Gjonçi, aktorja që preferon alkoolin si afrodiziak dashurie

Aktorja Ina Gjonçi, e cila u komentua në faqet e kronikës pasi përplasi tre makina në afërsi të zonës së Currilave, sipas policisë u arrestua në Durrës. 32 vjeçarja, e cila njihet për natyrën e saj të çlirët, sipas policisë ka qenë në gjendje të dehur kur ka bërë aksidentin. Vetë aktorja u shtrua në spital, dhe ishte jashtë rrezikut për jetën pas përplasjes me mjetin e saj tip “Opel” me targa AA155EU. Në profilin e saj në facebook, ajo shfaq dëshirë ndaj alkoolit, me anë të fotove apo shprehjeve të ndryshme që poston. Vetëm në 1 gusht ajo kishte postuar një pyetje retorike drejtuar dikujt, nga i cili kërkonte të dinte nëse e kishte marrë malli sa të dehej, apo nëse ishte dehur mjaftueshëm aq sa të ndjejë mall për të? Ina, aktore e humorit të trupës së Durrësit shquhet për perfomancat e saj televizive si puthja në buzë me Shota Baraliun në “Zonë e lirë” të Arian Çanit. “Kasollja e vogël” ishte shfaqja ku ajo luante në të njëjtën kohë gruan dhe dashnoren.