Imoralitet, presion dhe skenare/ Sindi Locit nuk i del e keqja nga “Për’puthen’’, ish-konkurentja hedh akuza të rënda edhe per Bora Zemanin

Nuk është hera e parë që shumë prej konkurentëve të ‘’Për’puthen’’, pasi largohen nga programi komentojnë për keq apo hedhin akuza për autoren, moderatoren dhe opinionistin e emisionit. Kështu ka ndodhur edhe me ish-konkurenten e sezonit të dytë, Sindi Loci.

Ajo ka qenë e ftuar në një emision mëngjesi në Kosovë, ku ka folur për të disatën herë mbi eksperiencën në këtë format, por edhe për projektet e saja në të ardhmen.

Loci ka tregur se është ndjerë në presion gjatë gjithë kohës në emision jo vetëm nga autorja e emisionit Olsa Muhameti, por edhe nga moderatorja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi.

‘’Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurentët, opinonisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës’’, është shprehur ish-konkurentja.

Ajo që është përfolur më shumë është se emisioni ka skenare dhe konkurentët marrin direktiva çfarë duhet të flasin dhe të sillen në situata të ndryshme. Sindi ka theksuar se nuk ka dashur të bëhet pjesë e kompromiseve, por i ka ndodhur vetëm dy herë gjatë rrugëtimit të saj në ‘’Për’puthen’’.

“Krejt po kqyrin”, Sindi Loci duket shumë ndryshe në fotot e fundit në Instagram

‘’Normalisht që po, se çfarë të them jo asnjëherë kompromise përveç dy rasteve që ishte një takim që m’u refuzua. Thashe dakord nuk do të dal me këtë djalë, pasi publiku nuk më sheh me këtë djalë pavarësisht se ne kishim pëlqim me njëri-tjetrin. Ka qenë një takim që unë e kam pranuar padyshim pa dëshirën time 4 minutësh dhe u presionova që të kisha një takim të plotë me të dhe pse unë nuk kisha një farë tërheqje me të. Do të dilja në një takim tallës me të, kështu që unë nuk doja të ofendoja as atë dhe as veten time. Normalisht që skenaret i kam parë më shumë përsa i përket çfarë duhet të thuash , por edhe tek vajzat . Më ka rastisur që njëherë në një nga debatet e mia më të forta, tani që i kujtoj dhe i shoh gjërat më me ftohtësi një nga asistentet e autores i përshpërit njera nga vajzave shiko se Sindi ka takimin dhe mundohu të bësh xhelozen pasi ka dalur në takim me djalin që t’i po del”, tha ajo.

Ndër të tjera Sindi ka treguar se do të sjellë një format të ngjashëm televiziv si Për’puthen. Loci ka shtuar se do të jetë ndryshe nga ai që ka qënë vetë konkurente.

‘’Gjithçka do të jetë ndryshe në mesazhet që përcjell një emision, në Përputhen me shumë përcollëm mesazhe shthurje dhe imoralitet deri diku impulsivitet’’, tha ajo.